Home Aktualitet Nesër nis vit...

Nesër nis viti i ri akademik. Rektori i UT: Mbarëvajtja e mësimit varet nga sjellja jonë

111
0

Nesër nis zyrtarisht viti i ri akademik.  Rektori i Universitetit të Tiranës me një mesazh drejtuar gjithë studentëve do të shkojnë në auditore, thotë se duke qenë në situatë pandemie, secili duhet të respektojë masat mbrojtëse.

Ai tha se vendimi për tju rikthyer mësimit normal ishte i vështirë, por pa dyshim vendimi i duhur.

“Pas shumë vështirësive nga pandemia, ne po kthehemi në auditore për mësim normal, vendim i vështirë por i duhuri. Ndaj në emër të stafit dhe si rektor, uroj fillimin e vitit akademik, uroj edhe ata që i bashkohen për herë të parë, pasi UT është më i madhi dhe i rëndësishmi në vend.

Mbarëvajtja e këtij viti mësimor varet nga sjellja jonë me masat mbrojtëse, përpara jetës asgjë ska më shumë rëndësi. Bëj thirrje t’ju drejtoheni qendrave të vaksinimit që të jeni sa më të mbrojtur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit