Home Sporti Nicolaescu ës...

Nicolaescu është rreziku kryesor nga Moldavia, por Gjimshiti dhe Ismjali e kanë gati planin për ta “futur në xhep”

53
0

Ion Nicolaescu, shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Moldavisë me 14 gola, synon të lërë gjurmë pasditen e sotme edhe ndaj Shqiëprisë. Në një prononcim të dhënë së fundmi për faqen zyrtare të Federatës moldave se do të japin maksimumin që të arrijnë suksesin për të qenë në garë për finalet e Euro 2024.

“Ndeshja kundër Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja në të gjithë kompeticionin dhe mezi pres të jap gjithçka në fushë për të marrë 3 pikët.

Strategjia jonë do të bazohet në organizimin kompakt në mbrojtje, lojën ekipore dhe shfrytëzimin e mundësive. Ne duam të arrijmë fitore për Moldavinë”, tha Ion Nicolaescu .

Ion Nicolaescu është edhe shënuesi më i mirë në këtë fazë kualifikuese të Grupit E me 4 gola. Moldavia renditet në vendin e katërt me 9 pikë dhe është mundur vetëm nga Shqipëria më 17 qershor në Tiranë. Gjimshiti dhe Ismjali gjithsesi do të marrin masat e duhura, ashtu siç bënë dhe për Lewandowskin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit