Home Aktualitet ”Një he...

”Një herë e kam takuar”, flet 30-vjeçarja që lindi foshnjen në bodrum: Jam penduar

33
0

Një ngjarje e pazakontë, që tronditi thellë opinonin publik. Fjalën e kemi për 30-vjeçaren që lindi foshnjën e saj në një bodrum në Tiranë pak ditë më parë. Vetë ajo ka treguar në emisionin me ”Zemër të Hapur”, se e kishte takuar vetëm një herë djalin me të cilin kishte mbetur edhe shtatzënë. 30-vjeçarja shprehet e penduar shumë dhe se do të donte ta mbante nëse do të kthehej koha pas. “Jam penduar për veprimin që bëra. Shumë jam penduar. Ishte në dijeni të shtatzënisë, por nuk ishte dakord. Mos e bëni kurrë këtë veprim. Jam e penduar, kam qenë në gjendje jo të mirë. Nuk braktiset një fëmijë. Ta sjellë Zoti, jo ta braktisësh. Nëna reagoi shumë keq, më tha; pse nuk shkove në spital”, tha ajo.

Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?

Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.

Fillimisht nisi si një lidhje serioze?

Po!

E donit për bashkëshort?

Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.

A ishte në dijeni familja?

Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.

Si i realizonit takimet tuaja?

Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.

Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?

Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit. Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit