Home Bota Paralajmërimi...

Paralajmërimi i shefit të diplomacisë në BE: Pesë milionë qytetarë mund të ikin nga Ukraina nëse pushtimi rus vazhdon

39
0

Rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi i tyre, nëse bombardimet e ushtrisë ruse vazhdojnë, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë njerëz… Ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për t’i ndihmuar ato vende që marrin refugjatë”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

Ne do të kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra pritjeje, gjithçka…”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Numri më i madh i tyre, gati një milion, është vendosur në Poloni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit