Home Aktualitet PD e Bashës f...

PD e Bashës fton forcat e tjera të opozitës: Draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore

97
0

Partia Demokratike, ajo e njohur si zyrtare e Lulzim Bashës, i ka bërë ftesë grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës si dhe forcave të tjera opozitare që të bëhen bashkë dhe të dalin me një draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD-së zyrtare, Kreshnik Çollaku thotë se ata janë të hapur që të ulen dhe të diskutojnë dhe nëse gjendet mundësia

”Ne mund të ulemi në mënyrë qytetare të gjejmë fjalën të dialogojmë dhe të shkojmë në një propozim të unifikuar qeveritar. Më shumë sesa debat bosh, se kush do të ulet në një karrige a në një tjetër ajo që i intereson opozitës është përmbajta, sesi opozita do të arrijë produkti i reformës zgjedhore, jo si e ka emrin kryetari i opozitës. Unë jam përgjegjës për mendimet e mia për atë që unë them dhe e garantoj. Duhet të qëndrojnë në mënyrë lujale të gjitha palët këtij drafti.

Jemi të hapur të ulemi të diskutojmë dhe nëse gjejmë mundësinë të shkojmë me një draft të unifikuar. Për të shkuar të një konsensus duhet debati dhe arsyeja. Ne kemi shanse për të arritur diçka që është në interes jetik. Ne si opozitë jemi të parët të interesuar që të kemi një reformë të re zgjedhore.

Devijimi i sherrit i grindjes aq me pak i bllokimeve është irracional. Mazhoranca është i painteresuar në thelb ta ndryshojë këtë kod zgjedhore. Pse do ta ndryshojë Rama këtë kod zgjedhor. Janë të ftuar në çdo orë në çdo sekont. Të shkojmë më shpresë se mund të prodhohet me një draft të unifikuar”,-tha Çollaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit