Home Aktualitet A do të hyjnë...

A do të hyjnë dot me forcë sot deputetët e Opozitës në sallën e parlamentit?

60
0

Sot, në ora 17.00, do të jetë seanca parlamentare ku 23 deputetët e PD nuk do të lejohen të hyjnë brenda në sallë ku janë deputetët e tjerë.

Byroja e Kuvendit, e cila komandohet nga PS, ka vendosur që 23 deputetët të përjashtohen nga seancat për 11 ditë sepse bllokuan zhvillimin e punimeve të parlamentit.

Në fakt ata kërkojnë, me të drejtë, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe prezencën në komisionin për Reformën Zgjedhore, por PS ka caktuar njerëzit e Lulzim Bashës.

Ndërkohë Gazment Bardhi ka lajmëruar deputetët e opozitës të jenë para orës 17.00 në mënyrë që të futen brenda në parlament. Nga ana e saj Garda nuk do ti lejojë ndaj ka mundësi që të kemi përplasje fizike.

Prandaj kanë bërë thirrje që të vijnë te hyrja e Kuvendit demokratët që ti mbështesin në momentin e hyrjes në sallë.

Gazment Bardhi është shprehur se “gjallë a vdekur” do të jemi në parlament, duke nënkuptuar se janë të vendosur të përplasen me rojet e gardës së Republikës, të cilët sot do të jenë përforcuar edhe me trupa speciale të policisë, pasi priten të vijnë edhe demokratë para parlamentit, atje ku po ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranës.

Interesante mbetet të shikohet se si do të ndalojnë edhe ish-kryeministrin Berisha të mos hyjë në sallën e parlamentit.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar që një ish-kryeministër nuk lejohet me forcë të hyjë në parlament, atje ku është vendi i debatit dhe fjalës së qytetarëve.

Berisha u shpreh sot se “nuk me ndalon njeri të futem në parlament”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit