Home Aktualitet PD thirrje SP...

PD thirrje SPAK: Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan që porosit vrasje

264
0

Akuza të forta janë lëshuar nga selia blu për kreun e grupit parlamentar të PS, Tualant Balla. Përmes zëdhënëses Floriana Garo, Partia Demokratike denoncon implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, që sipas tyre, ekzistojnë qindra biseda telefonike. PD i bën thirrje SPAK-ut që të hap dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra.

“Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.

Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja. Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës. Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant“.

Po ashtu Garo tha se Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Nga Dumani deri te Çapja, zëdhënësja e PD-së akuzoi se Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan që porosit vrasje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit