Home Aktualitet Përjashtimi i...

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi, Kadilli: Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha

320
0

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli e konsideron si një një akt procedurial vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Agron Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kadilli tha se Alibeaj ashtu si Gazment Bardhi dhe ish kryedemokrati Lulzim Basha, merrte vendime proceduriale dhe jo politike.

”Vendimet e grupit të Alibeajt do jenë thjesht proceduriale. Sepse ka një sëmundje grupimi i tij, që nga Bardhi e tek Basha të cilët i trajtojnë çështjet politike si të jenë avokatë. Ndërkohë politika kërkon qëndrime dhe akte politike jo proceduriale sepse nuk mjafton. Unë nuk jam dakord me vendimet proceduriale”,-u shpreh Kadilli.

Sa i takon situatës në selinë blu, Kadilli thekosi se asnjë prej palëve nuk po ofronte alternativë për demokratët dhe qytetarët shqiptarë përveçse po luftonin për të marrë lidershipin e partisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit