Home Aktualitet Përmbyjet në ...

Përmbyjet në veri, ministrja Kushi: Në 20 shkolla është pezulluar procesi i mësimit

20
0

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, më së shumti qarkun e Shkodrës, ka bërë që Ministria e Arsimit të mbylli disa shkolla.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e pranishme këtë të hënë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimin Publik, tha se zonat më problematike kanë rezultuar ato të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe, ku një numër shkollash, kryesisht shkolla vartëse me numër të vogël nxënësish, kanë paraqitur situata të vështira për shkak të rrugëve.

Nga ana tjetër, Kushi u shpreh se nga vëzhgimi i terrenit kanë qenë në total 20 shkolla që kanë pasur proces të pezulluar të mësimit, ndërkohë që vijon monitorimi i terrenit për të marrë vendim në lidhje me ditën e nesërme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit