Home Aktualitet Përplasi të m...

Përplasi të moshuarin për vdekje, arrestohet shoferja 28-vjeçare

58
0

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçaren O.M, e cila përplasi të moshuarin me biçikletë në qendër të Korçës. I moshuari Muhamet Allisha mbeti i plagosur rëndë, por nuk mundi që tu shpëtojë plagëve që kishte marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.

”Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”,-njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit