Home Aktualitet Përplasjet në...

Përplasjet në PD, Bushati: Zgjidhet vetëm me votë. Basha ka humbje të ekuilibrit

301
0

”Bunkerizimi i PD nga Sali Berisha”, kështu u shpreh Lulzim Basha, teksa tha se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Vendimi i parë ishte heqja e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë. Analisti Andi Bushati thotë se kjo tregon humbje të ekuilibrit.

”Ka treguar humbje ekuilibri ditët e fundit. Dje për një fjalë goje kërcënoi me përjashtim. Sot në mëngjes iu vesh gazetares pa lidhje. Ka një çekuilibrim dhe deklarata duhet parë në këtë kuadër”.

Sipas Bushatit kjo vjen sepse Basha nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Sali Berishës dhe kundërshtarëve të tij që po shtohen brenda partisë. ”Basha mund të ketë të drejtë por duhet të fitojë me votë përballë Berishës. Në demokraci ne njohim vetëm votën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit