Home Aktualitet Përplasjet në...

Përplasjet në veri të Kosovës, media ”Al Jazeera”: Trupat e NATO-s ruajnë sigurinë, serbët tentojnë…

105
0

Tensionet në veri të Kosovës kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. ”Al Jazeera”, shkruan se ushtarët e NATO-s kanë formuar një kordon sigurie rreth katër bashkive në Kosovë për të ndaluar tensionet. Serbët protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Situata e tensionuar është paraqitur sidomos në Zveçan, ku nga policia është përdorur gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës së serbëve që synonin të depërtonin barrikadat e sigurisë me qëllim të futeshin në ndërtesën e komunës.

Pala serbe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ka qenë Igor Simiç, nënkryetari i partisë së Listës Serbe, akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për nxitje të tensioneve në veri.

Serbët kërkojnë që qeveria e Kosovës të largojë kryetarët shqiptarë nga bashkitë dhe të lejojë administratat lokale të financuara nga Beogradi të kthehen në detyrat e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit