Home Sporti Po shkëlqen t...

Po shkëlqen te Legia, sirena turke për Ernest Muçin

46
0

Ernest Muçi po kalon një sezon shumë të mirë te Legia e Varshavës. Mediat turke bëjnë me dije se gjiganti turk Besiktas, ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.

Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 10 milionë euro. Te Besiktasi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë.

Muçi duket se është shndërruar në të preferuarit e Santosit, me portugezin që kërkon të transferojë në Turqi, talentin shqiptar. Lojtari i Kombëtares ka mbushur tri vite nga transferimi në Poloni dhe mund të ndryshojë skuadër në verë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit