Home Rajoni Presidenti Vu...

Presidenti Vuçiç takim zyrtar në Kinë: Ndihem si në shtëpi

32
0

“Faleminderit për mikpritjen dhe mirëpritjen e jashtëzakonshme. Ndihem vërtet si në shtëpinë time në Kinë. Ashtu si herën e fundit që u takuam, këtë herë do të mund të mësoj shumë nga ju. Mezi pres veçanërisht takimin me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, sepse është një mundësi për të shprehur mirënjohjen tonë jo vetëm për miqësinë, por edhe për të gjithë mbështetjen që Kina i jep palës serbe në çdo nivel”, njoftoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me Wang Huning.

Huning është kryetar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të CPC.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Pekin Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.

Pas takimit do të nënshkruhen dokumentet dypalëshe mes dy vendeve. Marrëveshja më e rëndësishme është marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar nga Ministri i Tregtisë Tomislav Momiroviq dhe Wang Wentao, Ministër i Tregtisë së Kinës.
Në takim marrin pjesë edhe anëtarët e delegacionit serb, duke përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, Ministrin e Financave Sinisha Mali, Ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, Ministren e Kulturës Maja Gojkoviq, Ministrin e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq, ministrin Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq, Ministri i Tregtisë Tomislav Momirović dhe Ambasadorja e Serbisë në Kinë Maja Stefanović.

/KURIR

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit