Home KRYESORE Protesta e PD...

Protesta e PD-së, Gjiknuri: Opozita maqedonase dhe kjo shqiptare në sinkron me interesat ruse

273
0

Protesta e PD-së po komentohet nga qeveria duke e nënvleftësuar deri në maksimum.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se protesta e Saliut është e ngjashme me atë që po bën opozita në Maqedoninë e Veriut, e që kjo sjellje sipas tij është kundër Integrimit Europian.

“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka Saliu.

Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoninë e Veriut kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje.

Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gjëra që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”.

Në Shkup opozita pro ruse po bllokon negociatat me BE pasi synon destabilizimin e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit