Home Aktualitet ”Provim...

”Provimi i matematikës i vështirë”, mësuesi: Mbi 14% e maturantëve do jenë mbetës

114
0

Sot maturantët bënë provimin e tretë të Maturës, atë të matematikës. Mësuesi Islam Alikaj, thotë se teza e sotme ishte shumë e ngarkuar për maturantët. Për të maturantët e kanë të pamundur që të zgjidhin 33 ushtrime dhe probleme për 2 orë e 30 minuta.

Po ashtu ai parashikon që mbi 14% e maturantëve do jenë mbetës. “Tezat e matematikës vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuara në numër. 33 ushtrime dhe probleme që jepen në provim, është një marrëzi. Për 2 orë e 30 minuta është e pamundur që të zgjidhen. Unë kam bërë këtë arsyetim. Mbetës do të jenë 14%, mbetës do ketë shumë. Këtë e them me përgjegjësi”.

Në rrjetet sociale, qarkulluan imazhe të tezës para përfundimit të provimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit