Home Editorial Pse Berisha f...

Pse Berisha fiton Shkodrën?

1648
0

(shiko video-editorialin ose lexo tekstin e mëposhtëm)

Pse Berisha fiton Shkodrën?

Nga Daniel Muçaku-

Fushata ekektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars për 6 bashkitë, ku kryesore janë Durrësi dhe Shkodra, duket se do të sjellë rezultatate spektakolare.

Berisha ka rritur pikët në sondazhet për Shkodrën, por duket se po njeh rritje spektakolare edhe për Durrësin dhe Dibrën, pasi Rrogozhinën, Lushnjën dhe Vorën do ti fitojë kryeministri Rama. Natyrisht që Durrësi deri tani figuron proPS, por asnjëherë nuk dihet se si shkon vota në kutinë e votimit.

Në Shkodër afro 60 përqind e votuesve thonë se do të votojnë kandidatin e Berishës, çka sjellë fitoren e kandidatit të ish-kryeministrit demokrat. Fitorja në Shkodër në bastionin demokrat të PD do të sjellë rritjen e kuotave të Berishës në PD si dhe largimin e besimit nga demokratët për Lulzim bashën. Ose anasjelltas, nëse ndodh që fiton Basha.

E kemi thënë disa herë se këto zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por kryesisht zgjedhje politike ku do të vendoset se kush do të jetë njeriu që besojnë demokratët në Shqipëri.

Këto janë zgjedhje për të siguruar nëse kemi opozitë apo ajo ka vdekur.  Ndaj demokratët duhet të votojnë masivisht. Nga këto zgjedhje do të vendost fati i opozitës shqiptare. Dhe nëse demokratët nuk dalin në votime, ata bëjnë një vetvrasje politike duke ia dorëzuar Edi Ramës të gjitha pushtetet, ndërkohë që duhet me çdo kusht të shkohet në kutitë e votimit për të dhënë votën për kandidatin që duan, por votat duhet të jenë se kë duan demokratët si drejtues të tyre, pra Lulzim Bashën apo Sali Berishën.

Në raport me votën që do të zbardhet me datë 6 mars në darkë vonë do të vendoset nëse do të kemi opozitë apo Edi Rama ka marrë gjithçka.

Durrësi dhe Dibra japin shenja se mund të ndryshojnë historinë e Shqipërisë nëse votojnë kundër kryeministrit Rama, por kryesorja në këto votime do të jetë bashkia Shkodër, atje ku është djepi i demokracisë shqiptare. Ndaj beteja epokale do të jetë në Shkodër. Por nëse elektorati shqiptar është i qartë dhe i kthjellët duhet të votojë kundër qeverisë për të dhënë mesazh se kërkon ndryshimin e madh.

Nëse ndodhë që me 6 mars votat janë të gjitha për Edi ramën demokracia ka vdekur të paktën për afro 10 vite.

Nuk duam të ndikojmë në votat shqiptare të këtyre 6 bashkive, por ka nevojë për ekulibrim të pushtetit, sepse nëse Edi Rama i merr të 6 bashkitë, atëhere pluralizmi ka vdekur dhe duhet të pranojmë se jemi një shoqeri me probleme kulture dhe demokracie.

Kryeministri Rama ka dalë në fushatë këto ditë me synimin që ti marrë të gjitha bashkitë që janë në votime për të krijuar përceptimin popullor se nuk kemi opozitë e se Edi Rama mbetet mbreti shqiptar që nuk duhet kundërshtuar.

Por kjo do të sjellë një pushtet të fuqishëm të kryeministrit  ku nuk do të ketë shenja opozite në Shqipëri, çka krijon një precedent të rrezikshëm për demokracinë shqiptare.

E mira do të ishte që votuesit të ishin të qartë dhe të kthjellët se duhet votuar kundër pushtetit që të fitojnë ndonjë bashki nga këto që janë në votim, sepse kështu rritet opozitarizmi në vend, pasi në të kundërt opozita ka vdekur dhe për 10 vite do të mbretëroje vetëm Edi Rama.

Në këto zgjedhje të 6 marsit votohet nëse do të ketë pluralizëm apo vetëm PS-ja merr çdo gjë. Ndaj duhet të përbashkohen elementët opozitarë për të votuar që demokracia të mos vdesë, sepse pas 6 marsit Edi Rama ka të drejtë të thotë nëse fiton të 6 bashkitë se unë duhet të jem mbreti i padiskutueshëm i shqiptarëve edhe për 10 vite.

Nëse ndodh që Edi Rama fiton edhe Shkodrën atëhere PD ka vdekur, demokracia ka mbaruar dhe se Shqipëria të përgatitet për pushtet të gjatë nën Edi Ramën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit