Home POLITIKE Pse ikën rini...

Pse ikën rinia? Deputeti Korreshi akuza qeverisë: Studentët as sufllaqe nuk hanë dot

106
0

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i njohur për fjalimet të stilit ”popullorçe”, në seancën e kësaj të mërkure në Kuvend, e nisi fjalimin e tij me ironi, duke thënë se në sallë po diskutohet për buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Për kreun e qeverisë, ai tha se mund të jetë larguar pasi mund të ketë orarin e prerjes së thonjëve. Deputeti foli në mënyrë serioze, kur u ndal tek buxheti, që tha se nuk ndihmon biznesin dhe as studentët. Për të biznesi është në ditët e tij më të zeza, ndërsa për studentët tha se nuk po marrin ndihmën që duhet, krahasuar me atë që ndihmojnë shtetet e tjera.

”Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerejes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallikut. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë. Në Tiranë studentët kanë 700 mijë lekë kanë konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. 

Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Ne harrojmë ti akreditojmë universitetet tona. Pse ikin të rinjtë? Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit