Home Aktualitet Pse Yuri Kim ...

Pse Yuri Kim i duhet Shqipërisë?

1120
0

Nga Lindita KOKOLI

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbetet në historinë e ambasadorëve amerikanë në Tiranë, si ambasadorja më aktive dhe më e vendosura në luftën kundër korrupsionit politik në Shqipëri dhe në qëllimin për pastrimin e klasës politike.

Ajo që kur erdhi kishte mision çlirimin e vendit nga politika 30-vjeçare shqiptare e cila ka kapur si tentakulat e oktapodit krejt trupin e shoqërisë shqiptare. Dhe nuk po shqitet, ndonëse disa goditje po bëhen për t’i shkulur shushunjat, por kjo politikë shqiptare ka veçori në krejt Lindjen ish-komuniste. Këta në Tiranë ndonëse luftojnë kundërshtarin, por prapë mbajnë njëri-tjetrin në politikë sepse ikja e njërit sjell reaksionin zinxhir, pra bie tjetri e kështu me radhë vjen pastrimi.

Si rregull një politikan duhet ta kuptojë kur mjaft është MJAFT!

Por në Tiranë nuk duan të ikin vetë se janë favoret dhe bëmat që i kanë bërë buxhetit të shtetit ndër vite.

Në këtë kontekst, SHBA-të kanë ndarë mendjen për pastrimin përfundimtar të politikës në Tiranë. Duke ditur se janë të lidhur me njëri-tjetrin, Amerikanët krijuan Reformën në Drejtësi, e cila vonon porse ka filluar të trondisë rrënjët e kësaj klase politike të degraduar në sytë e popullit.

Yuri Kim natyrisht zbaton porositë e Uashingtonit, por edhe DASH shikon me sytë e saj, Shqipërinë. Ndaj roli i saj mbetet vendimtar.

Natyrisht që ambasasorja Kim nuk është Zoti dhe nuk mund të zhbëjë gjithçka rri ndërthurur mes kupolës politike tradicionale shqiptare.

Së paku ajo mbetet gardiane e vendosur për ta ndryshuar skenën politike, skenë e cila votohet nga elektorati shqiptar, por kur votuesit nuk gjejnë dritë të re në tunelin shqiptar, ajo po heq nga një tullë në murin e blinduar të klasës politike.

Dhe realisht ka futur frikën tek ata që nuk duan të ikin vetë.

E mira e do që duhet një opozitë krejt e re politike në vend dhe më pas të rrëzojë murin e parrëzueshëm të Edi Ramës.

Nëse Amerikanët kontribuojnë në këtë sens ndryshimi epokal, atëherë do të jenë edhe vetë më të qetë në investimet amerikane në Shqipëri, përmes të cilave përfiton shoqëria shqiptare, që ka mbetur laj-thaj në katër emra.

Në Itali, Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi u ndërrua klasa politike. Vetëm në Shqipëria akoma jo! Ndaj një dorë amerikane duhet për të suportuar një opozitë të re.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit