Home Sporti PSG po bën ga...

PSG po bën gati ofertën për të firmosur me Lionel Messin

7
0

Lionel Messi nuk dihet ende se ku do të luajë në sezonin e ri. Për momentin argjentinasi është pa kontratë me asnjë klub, ndërkohë që është i përqendruar për momentin në Kupën e Amerikës me Albicelestët.

Edhe pse lajmet e ditëve të fundit na bënë të mendonim për një rinovim me katalanasit, sipas “AS”, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe PSG, që i ka bërë një ofertë argjentinasit.

Kjo ofertë është më e lartë sesa ajo që i ofron Barcelona argjentinasit dhe PSG kërkon që të vendosë qershinë mbi tortë në një merkato ku deri tani ka siguruar shërbimet e Wijnaldum, Achraf Hakimi, Donnarumma dhe Sergio Ramos. Në Paris do të presin përfundimin e Kupës së Amerikës për të bërë lëvizjen konkrete, ndërkohë që kujtojmë se Messi është një dëshirë e vjetër e Al-Khelaifit që në vitin 2011.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit