Home Aktualitet Qeveria hap t...

Qeveria hap thesin e madh, rritje pagash nga ky muaj për 5 profesione. Tabela e plotë e ndryshimeve

1579
0

Edhe pse jemi në valën e zgjedhjeve lokale, qeveria hap thesin, por jo për blerje votash. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të premte, kryeministri Edi Rama tha se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Rama tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë. Paga e infermierëve do të shkojë 87 mijë lekë, paga për mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të shkojë 81 mijë lekë, ndërsa për mësuesit në shkollat e mesme do shkojë 106 800 lekë. Rritje do të ketë sërish edhe për pedagogët, paga e tyre do të pësojë një rritje prej 20%. Po ashtu do të përfitojnë edhe punonjësit e zjarrfikësve, paga e të cilëve do të shkojë në 80 mijë lekë.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se rritja e pagave do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill. Ajo njoftoi edhe rritjen e pagës së Presidentit të Republikës. Paga e Bajram Begajt do të jetë plot 425.000 lekë. Kreu i qeverisë tha se do të vijojnë takimet me bizneset për t’i nxitur për rritjen e pagave.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE

PAGA MESATARE ishte 563 euro bëhet 900 euro

ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë bëhet 81 000 lekë

MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë bëhet 95 000 lekë

MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë

PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%

INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit