Home Aktualitet Rakacolli: Do...

Rakacolli: Doza e tretë e vaksinës anti-covid nuk të dëmton

35
0

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli siguron qytetarët se doza e tretë e vaksinës anti-covid nuk të dëmton. Rakacolli po ashtu nënvizon se kjo dozë duhet bërë 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Ajo tha se efikasiteti i vaksinës është vërtetuar, por ende është e paqartë është sa zgjat imuniteti.

”Ne gjithmonë në mjekësi kemi atë parimin, në radhë të parë mos të dëmtosh, pra ajo që është e sigurt është që doza e tretë nuk të dëmton.

Dua ta vë në vëmendje që kjo dozë nuk duhet bërë përpara 6 muajve. Pra jo më herët se 6 muaj nga doza e dytë. Dihet që të paktën 6 muaj antitrupat, doza e dytë e vaksinës të jep një lloj garancie.

Ata që vlerësohen si persona të cilët janë më shumë në risk për ta marrë sëmundjen, pra që kanë sëmundje kronike, sidomos ata që kanë sëmundje që cënojnë dhe imunitetin, ose me imunitet të kompromentuar, janë të ftuar për ta bërë këtë vaksinë, këtë dozë të tretë, dozë rikujtese, siç po e bën një pjesë e mirë e botës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit