Home KRYESORE Rama flet për...

Rama flet për satelitin: Do jetë syri që i sheh të gjitha!

1012
0

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme për ngritjen e satelitëve në hapësirë për monitorimin e territorit të Shqipërisë.

Satelitin, kryeministri e cilëson “një sy që i sheh të gjitha” dhe thotë se falë tij mund të krijojmë një bazë të plotë të të dhënave.

Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, sepse satelitët do të kenë mundësi të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës.

Do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Do të jetë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të identifikojë dhe vërtetojë të gjitha të mbjellat. Nuk do të vish më me një titull pronësie të një toke që nuk e ke punuar asnjëherë dhe të vish të kërkosh naftë.

Do të krijojmë bazë të dhënash që do të na japë mundësi të bëjmë shumë analiza, në funksion të programimit për të nesërmen. Do të kemi konkluzione shumë më të shpejta se sa vëzhgimi me sy. E njëjta gjë për zjarret, prerjet e pyjeve, vëzhgimin e lumenjve” tha Rama.

Sipas kryeministrit, shumë shpejt, flotës tonë do t’i shtohen dhe dronët e armatosur:

Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, që me zhvillimet e reja kemi vendosur t’i marrim të armatosur. Janë për raste ekstreme apo të armiku potencial”, shtoi më tej kryesministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit