Home Aktualitet Raporti i Eur...

Raporti i Eurocontrol: Shqipëria vendi i parë në Europë për fluksin e fluturimeve për javën 9-15 gusht

57
0

Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Së fundmi, një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për rritjen e fluksit të fluturimeve. Raporti i referohet fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.

Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit