Home Aktualitet Reshjet e shi...

Reshjet e shiut dhe era e fortë dëmtojnë urën në Shishtavec, ARRSH apel shoferëve të kenë kujdes në rrugë (FOTO)

43
0

Ura e Zapodit në Shishtavec, në qarkun e Kukësit është dëmtuar si pasojë e motit të keq mbrëmjen e kaluar. Era e fortë dhe reshjet e shiut e kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë urë dhe aktualisht aty nuk kalohet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se “kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve”.

Njoftimi i plotë

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit