Home Sporti Roma shkarkon...

Roma shkarkon Jose Mourinhon nga drejtimi i skuadrës

28
0

Drejtuesit e Romës kanë vendosur të shkarkojnë Jose Mourinhon. Tekniku portugez që e mori drejtimin e skuadrës në majin e vitit 2021 nuk do të jetë më në krye të verdhekuqve teksa lë skuadrën me dy finale europiane, një në Europa League.

Këtë të fundit e fitoi në Tiranë ndaj Feyenoord, duke i siguruar Romës një trofe pas shumë vitesh “thatësirë”. Megjithatë, ky sezon nisi keq për luzitanin, me skuadrën që humbi shumë terren me vendin e katërt në kampionat dhe u eliminua në Kupën e Italisë ndaj Lazios.

Këto rezultate, e detyruan pronarin Friedkin të marrë vendimin ekstrem për të ndarë rrugët me Mourinhon teksa amerikani theksoi se duheshin ndryshime për të rikthyer sërish skuadrën në “shinat e duhura”.

“Falënderojmë Josenë në emër të të gjithë Romës, për të gjithë impenjimin dhe pasionin e treguar gjatë kësaj kohe në drejtimin e klubit. Do të ruajmë përgjithmonë kujtime të bukura nga drejtimi i tij, por në interesin dhe të mirën e klubit, ishte i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm”, u shpreh pronari amerikan i verdhekuqve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit