Home Aktualitet Rritja e frik...

Rritja e frikshme e rasteve të reja, Rakacolli: Veç me vaksinim parandalohet pandemia

14
0

Ditët e fundit rastet e reja në 24 orë nga Covid-19 kanë shkuar në mbi 1 mijë. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se ka një tendencën përkeqësimi të rasteve duke parë rastet e reja. Sipas saj, prandaj janë ndryshuar masat lidhur me orën policore dhe paraqitjen e një pasaporte vaksinimi ose të kalimit të virusit.

”Ka një tendencë përkeqësimi të rasteve duke parë rastet e reja. Incidenca javore ka shkuar 300 për 100 mijë banorë. Ka pasur një rritje të ndjeshme edhe në raport me shtrimet në spital. Prandaj kemi ndërmarrë masa në raport me këto numra.

Kemi ndryshuar orën policore dhe kërkohen dokumente lidhur me vaksinimin dhe kalimin e covidit. Po ashtu kemi bërë thirrje për vaksinim, sidomos të grupeve të riskuara. Duhen respektuar masat dhe padyshim vaksinimi për të parandaluar këtë pandemi.

Në këtë aspekt duhen vaksinuar mjekët, studentët dhe mësuesit, sepse dhe nëse ato nuk duan që të vaksinohen, ata mund të infektojnë të tjerët. Në vend janë inspektorët për kontrolle, po ashtu edhe vetë shkollat janë në komunikim me ministrinë e Arsimit lidhur me protokollet.

Nëse është vënë re ndonjë parregullsi me siguri është diçka e me momentit dhe jo një tendencë. Nga ana tjetër vaksina është dhe qytetarët duhet ta marrin atë. Ndërkohë duket se disa persona e kanë shtyrë vaksinimin ose disa persona janë të ndikuar për disa efekte që mund të ketë vaksina dhe hezitojnë që ta bëjnë atë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit