Home Euro 2020 Sacchi: Itali...

Sacchi: Italia e bukur, por të mos kërkojmë fitoren e Europianit!

6
0

Italia është një nga kombëtaret më në formë të momentit dhe shihet madje dhe pretendente, por Arrigo Sacchi mendon të frenojë entuziazmin.Ish-strategu i Milanit ka thënë se  duhet t’i kërkohet Mancinit dhe djemve fitimi i Europianit.

“Është një Itali e bukur dhe e bashkuar, por të mos kërkojmë të fitojmë Kampionatin Europian. Ky kompeticion do tregojnë vlerën tonë reale. Nuk duhet të harrojmë se ky trajner dhe këta lojtarë kanë trashëguar një kombëtare, e cila pas 60 vitesh nuk ka arritur të kualifikohet në një Kupë Bote, atë në Rusi.

Për më tepër klubet italiane, edhe pse janë forcuar me lojtarë të huaj, nuk kanë fituar turne ndërkombëtarë prej 11 vitesh. Është e qartë se fitimi i Europianit do ishte ngjarje historike dhe e jashtëzakonshme, por kërkimi i saj mund të komplikojë rritjen e ekipit”, u shpreh Sacchi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit