Home Aktualitet Samiti i Berl...

Samiti i Berlinit, Kurti në Tiranë: Serbia na kërcënon ende me pushtim! Të reflektojmë

56
0

I pranishëm në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Në fjalën e tij përpara liderëve të Bashkimit Europian, por edhe Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, Kurti përçoi mesazhe të forta duke thënë se Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia dhe sipas tij, mjafton ky fakt që Samiti të mos vazhdojë punën si zakonisht.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga oficerët tanë të policisë u vra, por autorët ende enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i urryer i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim dhe municione të sofistikuara të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak.

Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një veprim i tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar”, tha Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit