Home Sporti Sancho nuk i ...

Sancho nuk i kërkon falje Ten Hag, gati largimi që në merkaton e janarit

21
0

Manchester United është i gatshëm ta shesë Jadon Sancho që në merkaton e janarit. Kjo do të thotë se është në listën e të padëshiruarve në “Old Trafford”. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit u pezullua pas një debati me Ten Hag, por mohoi të ishte stërvitur keq, siç kishte thënë trajneri i tij.

Përplasja mes palëve vazhdon me refuzimin e anglezit për të kërkuar falje. Anësori stërvitet vetëm në “Carrington” dhe duket se nuk ka të ardhme me “Djajtë e Kuq”, nëse Ten Hag konfirmohet në pankinë.

Lojtari kushtoi 73 milionë stërlina në vitin 2021 dhe për këtë arsye “Djajtë e Kuq” do të përpiqen ta shesin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Borussia Dortmund tashmë është tërhequr nga gara dhe e ka bërë të qartë se nuk është e gatshme ta kthejë atë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit