Home Aktualitet Sfida e drejt...

Sfida e drejtësisë? Bylykbashi: Prokurorët të jenë të pavarur nga bindja e tyre politike

47
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se sfida më e madhe e drejtësisë shqiptare është që prokurorët të jenë të pavarur nga bindja e tyre politike.

”Me ligj duken të pavarur prokurorët, aq sa nuk pyesin as hierarkinë e tyre. Unë besoj se kjo nuk është gjëja e duhur. Prokurorët kanë sfidë që të jenë të pavarur nga bindja e tyre politike. Filtrimi i vetting-ut ka treguar dukshëm njëanshmëri politike. Ky është investimi më afatgjatë që po bën Rama në imunitet gjyqësor, pasi do të jenë gjyqtarë e prokurorë që po hyjnë rishtazi dhe do ia dinë për nder mazhorancës për vendin ku janë”.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK-ut, tha sekorrupsioni është në duart e qeverisë dhe Edi Ramës i intereson që të krijojë diversione të këtij lloji.

”Ndoshta është dhe në siklet dhe po jep paralajmërimet e tij. Ndoshta po kërkon që të krijojë edhe alibitë që të ndryshojë bazën ligjore për Reformën në Drejtësi, duke e lënë SPAK-un në paqartësi politike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit