Home Sporti Shehi: Duam p...

Shehi: Duam përmbysjen ndaj Dinamos dhe të shkojmë sa më larg në Kupë

107
0

Tirana nesër do të kërkojë përmbysjen e rezultatit në Kupën e Shqipërisë, kundër Dinamos pas një humbje 2-0 në duelin e parë. Bardheblutë arritën tri ditë më pas të fitonin thellë 4-0 në kampionat dhe tashmë do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në duelin e nesërm që do të luhet në “Air Albania”. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi duke folur për mediat theksoi se dëshira e ekipit është e madhe që të kalojnë në turin tjetër.

“Janë dy kompeticione të ndryshme, kemi ndeshjen e dytë. Në ndeshjen e parë kemi bërë 45 minuta jo të mira, më pas ndryshuam fytyrë. Kemi një ndeshje nesër për të përmbysur rezultatin. Motivimi për të kaluar turin është, por të shohim se çfarë do të prodhojë fusha. Na duhet shumë punë për të përmbysur rezultatin, me këtë impenjim dhe mentalitet, duhet të fitojmë ndeshjen, më pas të mendojmë të përmbysim rezultatin 2-0.

Kemi pasur një javë të plotë, sot na është bashkuar Ismajlgeci. Seferi ka luajtur me kombëtaren, kemi probleme me Xhixhën. Nuk është në 100%, të shohim në seancën e fundit. Na mungon edhe Hoxhallari për arsye kartonësh. Ne duam të shkojmë sa më gjatë, duam të fitojmë trofeun. Është e pavend të flasim për kampionatin, të fokusohemi te Kupa, na pret një ndeshje.

Nesër kemi ndeshjen e Kupës, do të impenjohemi maksimalisht, do të hedhim në fushë forcat tonë. Më pas është ndeshja me Kukësin, kemi kohë për t’u rikuperuar. Skuadra ka seriozitet, ka një përqendrim dhe vlerësim maksimal, është shumë e rëndësishme vazhdimësia në futboll”, deklaroi trajneri i Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit