Home Sporti Shehi: Ishim ...

Shehi: Ishim në ditë të keqe, kam mesfushën më të mirë në Shqipëri

106
0

Tirana e e nisi vitin 2022 me një barazim 0-0 ndaj Vllaznisë. Ekipi që kryeson kampionatin shqiptar, ia doli t’i “rrëmbente” një pikë ndaj kuqebluve edhe pse vuajti shumë. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi vlerësoi repartin e mesfushës.

“Nuk ishim aty ku duhet, është normale deri diku, skuadra nuk ka formën e vet optimale. Nuk na funksionoi manvora në sulm, por edhe përqendrimi në disa momente në fazën mbrojtëse.

Sot vuajtëm, ishte një nga ditët tona të këqija. Nuk arritëm të sillnim në kohë Deivid, sot improvizuam të luanim në mënyrë tjetër. Nuk ishim të qartë në disa momente përballë një kundërshtari që nuk ka çfarë të humbasë.

Unë mendoj se kam mesfushën më të mirë në Shqipëri, lojtarët e mia janë më të mirët në atë rol. Humbën topa në mesin e fushës dhe Vllaznia rrezikoi. Është java e parë, e kisha frikë, sidomos kur je kryesues, pasi gjithë epiqendra është mbi skuadrën kryesuese. Mos të harrojmë që luajtëm përballë një kundërshtari që ka cilësi.

A e prisja një Vllazni të tillë? Vllaznia është skuadër pretendente, është e ndërtuar dhe e financuar për të qenë në majë. Nëse ata kanë 2-3 raste të pastra nga gabimet tona, do të vihemi në rrezik. E konsideroj rival të fortë Vllazninë”, deklaroi Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit