Home Sporti Shehi: Nuk fu...

Shehi: Nuk futemi në fushë duke qarë, duam trofeun e Kupës

162
0

Pasi humbi garën për titull me Partizanin, Tirana synon të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, atje ku do të ketë përballë Egnatian.  Në prag të kësaj sfide ka folur për mediat trajneri Orges Shehi i cili ka preferuar të mos fokusohet te ngjarjet që kanë ndodhur në kampionat, duke garantuar se për trofeun e Kupës do të bëjnë maksimumin.

“Është trofe dhe do të bëjmë maksimumin për ta fituar edhe pse kemi kontingjent të pakët lojtarësh. Ky kompeticion do vlerësim, është trofe dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë sidomos për klubin. Kemi vështirësi, por nuk do të futemi në fushë duke qarë ka ndodhur kjo apo ajo. Do të futemi për të bërë mirë pavarësisht kush është.

E kemi dhënë një reagim në ndeshjen e fundit, arritëm të fitonim, futbollistët u sollën në fushë si profesionistë dhe luajtën me agresivitet pavarësisht gjërave që ndodhin. Duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë pasi është ndeshja e fundit e sezonit. Kemi statistika të mira me Egnatian, ka disa episode që mund të vendosin, si gjakftohtësia apo eksperienca.

E ardhmja? Të gjitha kontratat i kemi 1-vjeçare, përveç disa lojtarëve që e kanë 2. Për sa i përket çështjes time, pas ditës së sotme mbaron kontrata. Lajmet marrin dhenë, ka situata që për trajnerin mund të ndodhin në mes ose në fund të sezonit dhe është ideja që është një klub i rëndësishëm, dhe kontaktet kanë qenë edhe më përpara, por mendoj se gjithçka do të zgjidhet pas ditës së nesërme. Deri ditën e nesërme fokusi është tek finalja.

Unë nuk qahem dhe jam i vetëdijshëm që duhet të fokusohemi tek e ardhmja, është një punë e madhe me sakrificë, por shpresoj të marrim Kupën nesër. Unë kam fituar shumë trofe në karrierën time, dhe kam marrë shumë urime nga kolegë si ato që merrja dikur si futbollist”, tha Orges Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit