Home Aktualitet Shembja e Tea...

Shembja e Teatrit, Bogdani: Kushtetuesja të ngrihet në lartësinë e duhur kundër një grupi të vogël interesash të mëdha

4
0

Për ish-deputetin e Partisë demokratike, Gerti Bogdani, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zgjeruar hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke hetuar edhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është një lajm i mirë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zgjeruar hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke hetuar edhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është një lajm i mirë.

I gjithë kalvari i prishjes së Teatrit Kombëtar, i cili filloi me ligjin për ndërtimin e kullave, kulmoi me vendimin aspak transparent dhe në shkelje totale të ligjit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vendim që u përdor si justifikim nga fadromat e policisë ndërtimore dhe forcat e Reneas për të shkatërruar në mes të natës këtë pasuri kombëtare, duke dhunuar ndërkohë qytetarët.

Shpresoj realisht që Gjykata Kushtetuese të jetë në lartësinë e duhur ligjore dhe morale, për të vendosur të drejtën në vend dhe për të ndalur përfundimisht këtë gllabërim të pronës publike dhe trashëgimisë kombëtare në favor të një grupi të vogël interesash të mëdha!

Tirana është qytet plot histori e tradita, por edhe sa mund t’i bëjë ballë e mund të durojë presionin e fadromave e të hajnave nëse nuk ka drejtësi reale?!

Tirana meriton më shumë! Ne Jemi Teatri”, shprehet Gerti Bogdani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit