Home Sporti Shpërblimet n...

Shpërblimet nga arritjet në Olimpiadë, vetëm Briken Çalja përfiton në Shqipëri

19
0

Shqipëria nuk mundi që të merrte asnjë medalje në “Tokyo 2020”. Në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo sportist që renditet mes tetë më të mirëve në Lojërat Olimpike përfiton monetarisht.

Një medalje ari paguhet me 10 milionë lekë të rinj. Medalja e argjendit shpërblehet me 7 milionë lekë, ndërsa bronzi me 5 milionë. Më tej vijohet me vendin e katërt që merr 3 milionë, vendi i pestë përfiton 2 milionë, i gjashti 1 milion.

Vendi i shtatë merr 800 mijë lekë të  rinj dhe mbyll vendi i tetë me 500 mijë lekë të rinj. Nga Olimpiada e kësaj vere vetëm Briken Calja përfiton 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa i pafat Erkand Qerimaj vetëm për një vend nuk arriti që të përfitonte 5 milionë lekë të vjetra.

Kosova i shpërblen sportistët e saj me 100 mijë euro në rast se fitojnë medalje ari, një shpërblim që do ta marrin dy kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit