Home Aktualitet Shqipëria në ...

Shqipëria në prag epidemie gripi, 15 mijë raste me infeksione respiratore

65
0

Shqipëria ka hyrë në prag epidemie për sa i përket infeksioneve respiratorë. Në institutin e shëndetit publik raportohen mbi 15 raste në javë. Numri i të infektuarve po rritet me 2000 raste ndërkohë që ka më shumë të prekur pasi ka shumë qytetarë që nuk shkojnë tek mjeku.

Përveçse në spital situata gripale në vend ka nisur të reflektohet me mungesa nëpër shkolla zyrat e punës ndërkohë që këshillohet të përdorte maska dhe të evitohen ambientet me grumbullime.

Mjekja Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv thekson se nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar. Çomo thekson se ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar. Po ashtu mjekja shton se ata persona që janë të sëmurë të ulin kontaktin me persona të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit