Home Aktualitet Shqipëria pje...

Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Mundësi të influencojmë mbi vendime globale

1
0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nga New York, ka dhënë opinionin e saj pas momentit historik të anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit në OKB të vendit tonë me 175 vota nga 117 të nevojshme.

Ajo shprehet se është një moment historik i jashtëzakonshëm, një mundësi që erdhi pas 65 vitesh, kur ka shumë shtete të tjera që nuk janë anëtare. Sipas ministres, vendit do t’i jepet mundësia që të ulet në tryezën më të madh dhe të rëndësishme globale, ku do të jepen mendime mbi çështje të paqes e sigurisë për të gjithë botën.

“Një moment historik i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh që kjo mundësi erdhi pas 65 vitesh kur vendet e tjera nuk e kanë pasur këtë mundësi asnjëherë. Është një moment i jashtëzakonshëm për mundësitë për tu ulur si një vend i vogël në tryezën më të madh dhe të rëndësishme globale, moment i rëndësishëm për lidhjen tonë të jashtme që të forcojmë mundësitë me aleatët. Nuk kemi pasur mundësi që ta bënim deri tani hedhjen e mendimeve për zgjidhjen e problemeve globale. Jemi një ndërtues urash, një vend konstruktiv që ka shumë për të thënë e për të ofruar. Kemi mundësi të influencojmë vendime globale mbi çështje të paqes e sigurisë, krahas vendeve e aleatëve të sjellim shembujt më të mirë të zgjidhjeve të çështjeve”, tha Xhaçka për ”TCH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit