Home Aktualitet ”South ...

”South Outdoor Festival”, në detin Jon mbi 20 artistë të skenës

33
0

Nga 29 prilli e deri më 3 maj, sezoni në jug nis sërish zyrtarisht me ”South Outdoor Festival”. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e urizmit, Mirela Kumbaro.

”Turizmi është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, por zhvillimi i qendrueshëm i turizmit është diçka edhe më e rëndësishme, sidomos për vendet që presin turistët, vendet rurale, në këtë rast, fshatrat e jugut. Dhe qeveria gjermane është e lumtur që mbështet programin e zhvillimit të qendrueshëm rural”,-thotë Peter Zingraf, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

Organizatorët premtojnë 40 aktivitete sportive, nga fluturimet me parashutë në Vlorë e Llogara e deri tek rafting në Bistricë, Sarandë. Skena e madhe, çadrat e kampit, ushqimi dhe aktivitetet sportive për fëmijë e të rritur do të mbahen në fushën e Borshit, si një ndër hapërsirat më të mëdha për të mbledhur mbi 8000 persona në koncertet e mbrëmjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit