Home Sporti Spalletti par...

Spalletti paralajmëron Shqipërinë dhe rivalët në Europian: Do të luajmë si Interi!

150
0

Luciano Spalletti do të frymëzohet, nëse jo mbi të gjitha, nga Interi në Europianin që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani, dhe ku janë shortuar në grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

“Lojtari që di të luajë role të shumta ka një avantazh në .Blloku i ekipit të Interit është ai nga i cili marrim më shumë lojtarë, ata luajnë  me tre në mbrojtje dhe do e kemi parasysh këtë gjë.

Duhet të vendosim se di duhet të luajmë dhe në bazë të stilit që lojtarët kanë në ekipin e tyre. Dimarco, Di Lorenzo, Darmian mund të luajnë në disa role.Më pëlqeu gjithashtu Cambiaso. Faktori i fleksibilitetit është thelbësor në ndeshjet që do të luhen në verë”, deklaroi Spalletti.

Strategu i Italisë në fund shtoi se ishte i kënaqur nga mënyra si janë sjellë lojtarët në grumbullim, duke qenë më të bashkuar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit