Home Aktualitet Statuti i 11 ...

Statuti i 11 dhjetorit, gjykata: S’kemi dijeni nëse Agron Zhukri është tërhequr

369
0

Gjyqtari Agron Zhukri do jetë ai që do vendosë për fatin e statutit paralel të PD-së që u miratua në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Gjykata thotë se s’ka informacion nëse gjyqtari Zhukri është tërhequr nga shqyrtimi i kërkesës, depozituar në këtë gjykatë të mërkurën nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

“Përsa i përket kërkesës së gjyqtarit Agron Zhukri për heqje dore nga shqyrtimi i kërkesës së bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ju komunikoj se Gjykata e Tiranës, nuk ka informacion lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Brenda 48 orësh në Gjykatën e Tiranës u depozituan dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të Partisë Demokratike. Në kërkesën e depozituar të martën, PD-ja kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

Ndërsa të mërkurën Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”.

Dy kërkesat e njëjta në objekt, por jo në përmbajtje, priten të shqyrtohen të veçuara në Gjykatën e kryeqytetit. Kërkesa për ndryshimet statusore të Kuvendit të 17 korrikut do të shqyrtohet nga gjyqtarja, Blerina Muça.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit