Home Sporti Super Xhixha ...

Super Xhixha me tripletë nuk i mjafton Tiranës, ndalet nda Laçit (VIDEO)

206
0

Redon Xhixha konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, duke shënuar 3 herë kundër Laçit, por sërish Tirana nuk do të shkonte më shumë se një barazim 3-3.

Kurbinasit pas 5 humbjesh radhazi, shohin një rreze drite në fund të tunelit, duke marrë një pikë pikërisht në “Selman Stërmasi” ndaj kampionëve në fuqi. Mentor Mazrekaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të, por vetëm pak sekonda më pas, ishte Xhixha që shënoi golin e barazimit dhe në të 37-ën u dha avantazhin bardhebluve.

Borysiuk barazoi shifrat në pjesën e dytë, duke ekzekutuar saktë një penallti,por në të 75-ën ishte sërish Xhixha që shënoi për Tiranën, duke shkuar në kuotën e 10 golave të shënuar në vetëm 6 javë kampionat.

Kur dukej se Tirana po shkonte drejt një tjetër fitoreje, ishte Mentor Mazrekaj që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Sfida tjetër mes Erzenit dhe Egnatias në “Niko Dovana”, do të mbyllej në barazim pa gola, duke ndarë nga një pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit