Home Sporti Sylvinho flut...

Sylvinho fluturon drejt Madridit, ndjek nga pranë rivalët e Spanjës kundër Brazilit

56
0

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit.

Një mision i dyfishtë për Sylvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, monitoroi nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit Gjermani 2024.

Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Europianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë, .

Në këtë mision Sylvinho u shoqërua edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zaballeta e Doriva, teksa vlen të theksohet se Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dusseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit