Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla në SHBA: Bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit

199
0

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndodhet në Washington bashkë me një grup deputetësh, ku po marrin pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë. Balla thekson në një postim në facebook, se marrëdhëniet e mira duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Washington FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë.

Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit