Home Sporti Thiago Motta:...

Thiago Motta: Manaj të vazhdojë kështu, gjithçka ka bërë meritë e tij

111
0

Rey Manaj ka arritur që të tregojë menjëherë vlerat e tij që në sezonin e parë te Spezia. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola deri më tani. Trajneri Thiago Mottta ka konfirmuar besimin që ka te ai.

“Gjithçka ka bërë deri më tani është meritë e tij. Në fillim luante pak, më pas filloi të luante shumë falë punës së tij. Ai është një djalë që mund të jetë protagonist që në fillim dhe gjatë lojës, sikurse ndodhi kundër Cagliarit. Duhet të vazhdojë kështu”, shprehet Motta.

Me formën që po kalon Manaj ka merituar edhe një ftesë nga trajneri Edy Reja për dy testet e radhës miqësore të Kombëtares ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit