Home Sporti Tifozi i jep ...

Tifozi i jep fanellën e Hysaj për ta firmosur, shikoni reagimin epik të Mertens (VIDEO)

251
0

Dries Mertens është ndalur që të firmos autografe për disa tifozë pranë qendrës stërvitore të Napolit si zakonisht, por sulmuesit i ka ndodhur diçka e papritur. Njëri prej tyre mbante në duar fanellën e Elseid Hysaj, kur ishte pjesë e skuadrës së Napolit.

Sulmuesi në fakt e mori me shumë humor këtë gjë, duke buzëqeshur me djaloshin dhe duke bërë humor. “Je mirë? Është e Hysajt. E kupton se ku luan ai tani?”, i thotë sulmuesi djaloshit.

Kujtojmë që Hysaj tashmë është pjesë e skuadrës së Lazios ndaj dhe ishte kjo befasi e belgut, i cili nuk e mendonte se do ti jepnin që të firmoste një fanellë tjetër.

“Mertens bën humor me djalin tim”, shkruan tifozi italian që e shpërndau videon në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit