Home Sporti Torassa i jep...

Torassa i jep lamtumirën Tiranës: Do kisha dashur të largohesha ndryshe!

14
0

Agustin Torassa është larguar përfundimisht nga Tiranë. Ka qenë vetë 32-vjeçari që ka njoftuar divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhjen për largimin.

“Momenti më pak i pritur mbërriti, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë të ndryshme, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që ti do ose imagjinon.

Largohem me qetësinë e mendjes që kam dhënë gjithçka. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe respektin, si gjithmonë, dhe për secilin person që ishte në krahun tim gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj edhe presidentin që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vite më parë.

Do të më mungosh dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj t’ju shoh përsëri!”, shkruhet në reagimin e argjentinasit, që ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonet e fundit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit