Home Sporti Totti: Lukaku...

Totti: Lukaku blerje fantastike, por Roma s’është për titull

23
0

Romelu Lukaku është transferimi i bujshëm i Romës në merkaton e verës. Ish-kapiteni Francesco Totti ka vlerësuar sulmuesin belg, por ai sërish nuk e shikon Romën në garën për titullin kampion. Më tej ai lëshoi një “thumb” dhe për Dybala-n.

“Lukaku është një blerje e mrekullueshme, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe bën diferencën. Shpresoj që ai të gjejë menjëherë harmoninë me Dybala-n, por një lojtar nuk mund të bëjë një ekip. Për të arritur qëllimet, ju duhet një skuadër e plotë.

Gara për titull? Roma nuk është kompletuar  për ta fituar atë, ka ekipe më të forta për momentin. Për shembull, Juventusi pasi nuk ka angazhime në kompeticionet europiane. Qëllimi duhet të jetë kthimi në Champions sepse e meriton të luajë në ato faza. Mourinho është arma shtesë e Romës.

Numkri 10? Unë nuk jam pronari i asaj fanelle, por numri tjetër 10 duhet të jetë në gjendje të respektojë klubin dhe tifozët. Paulo, nuk më pyeti kurrë”, deklaroi Totti.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit