Home Aktualitet Tra*gjedia në...

Tra*gjedia në Lushnje, 20 familje në qiell të hapur! 100 biznese janë shkrumbuar totalisht

76
0

Në ditën e Krishtlindjes, zjarri pushtoi për 10 orë qendrën tregtare ”Metropol” në Lushnje. Banesa dhe biznese janë djegur nga flakët. Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa ka konfirmuar se banorët që u dërguan për ndihmë mjekësore kanë lënë të gjithë spitalin.

Sefa tha se 20 familjet që jetonin në pallatin 12 katësh që për gati 10 orë ishte në pushtetin e flakëve, po kontaktohen nga stafi i bashkisë. Nëse është nevoja, ata do të vendosen në apartamente me qira që do të mbulohen nga bashkia deri në rikonstruktimin e objektit.

Shefi i repartit zjarrfikës të Lushnjës ka konfirmuar se qendra tregtare nuk ka më rrezik për riaktivizimin e zjarreve, ndërsa ka treguar edhe momentet kritike gjatë luftës me flakët dhe numrin e banorëve dhe të efektivëve zjarrfikëse që rrezikuan jetën. Ekspertët kanë nisur nga puna mbi përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, por edhe te mungesa që mund të jenë vërejtur për situata të tilla në qendrën tregtare.

300 biznese janë dëmtuar. 100 nga 300 bizneset janë shkrumbuar totalisht pasi ndodhen ne katin e tretë e të katërt aty ku ra zjarri, ndërsa bizneset në katet e para janë dëmtuar pjeserisht. Dëmet llogariten disa milionë euro, ndërsa kati i 3 dhe i 4 ka pësuar djegie totale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit