Home Euro 2020 Ukraina fiton...

Ukraina fiton në “frymën e fundit” ndaj Suedisë dhe kalon në çerekfinale (VIDEO)

7
0

Ukraina është skuadra e fundit që siguroi një vend për në çerekfinale ku do të sfidojë Anglinë. Skuadra e Shevchenkos fitoi 2-1 pas kohës shtesë, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.Ndeshja nisi më mirë për Ukrainën që krijoi shansin e parë për shënim në minutën e 11-të me mbrojtësin Yarmolenko. Suedia në anën tjetër kundërpërgjigjet shumë shpejt me Alexander Isak, i cili e dërgon topin jashtë kuadratit. Ukraina ndërkohë do të gjente golin në minutën e 27-të me mbrojtësin Zinchenko, që do të konkretizonte një aksion të gjatë me një goditje të fortë me të majtën.

Suedia do të reagonte menjëherë me Larsson, i cili vendosu në provë portierin Bushchan. Në minutën e 43-të, Emil Forsberg do të shënonte një gol spektakolar me një goditje në hyrjet të zonës, u ndihmua edhe nga një devijim i mbrojtësve. Ky ishte goli i katërt në këtë “Euro 2020”. Në fillimin e fraksionit të dytë do të ishte sërish Forsberg që kishte një mundësi fantastike në minutën e 56-të me një goditje brenda zonës, që do të shkonte ngjitur me kuadratin e portës. Kulusevski ndërkohë do të ishte gjithashtu i rrezikshëm me një goditje që do të devijohej në fund nga portieri dhe më pas do të shkonte jashtë kuadratit.

Ndeshja nuk do të zhbllokohej brenda kohës së rregullt, teksa do të duhej koha shtesë. Mbrojtësi Danielson shkaktoi një faull horror ndaj Tsyngankov, duke lënë Suedinë me 10 futbollistë për kohën shtesë të ndeshjes. Dëmtimet do të ishin të shumta në shtesë për të dyja skuadrat, duke bërë që ekipet të mos krijonin shumë shanse shënimi. Kur pritej që ndeshja të shkonte në ruletën e penalltive, do të vinte dhe goli i kualifikimit historik për Ukrainën. Dovbyk ishte në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin me kokë në rrjetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit